SHQIPËRI

Interpelanca dhe mocioni me debat me Ramën caktohen më 2 mars, opozita kundërshton

Interpelanca dhe mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal u miratuan sot në Kuvend më 2 mars.

Ky vendim ka sjellë kundërshtim nga opozita, ,ku sipas tyre interpelanca është urgjente dhe duhet të mbahet sot. Ata kanë kërkuar me vendosmëri që kreu i qeverisë të jetë I pranishëm në seancën plenare.

Felaj: Ju propozoj një datë për mocionin, është paraqitur në datën 2 shkurt, brenda datës 2 mars. Kuvendi të votojë, kush është dakord me këtë propozim?  Votohet me karton, mocion interpelancë dhe pyetjet do të mbahen në datën 2 mars dhe do të keni të drejtën të flisni sipas kohës.

Tabaku: Interpelanca me me kryeministrin të bëhet menjëherë. Interpelanca është e menjëhershme dhe nuk mund ne të vazhdojmë ndryshe procedurialisht. Na lejoni të debatojmë për gjërat që kemi rënë dakord. Kam shumë interes të flas për Pullat Fiskale, na lejoni të debatojmë për çështjen që kemi bërë kërkesa për tu futur në rendin e ditës. Nuk mund të votohet në seancë që nuk është në përputhje Interpelanca duhet bërë menjëherë. Ju bëj një kërkesë logjike, të mblihdet konferenca e kryetarëve tani dhe të diskutohen shtesat në pikë.

Felaj: Kryeministri do të jetë në debatin më 2 mars. Ju lutem uluni, nisim me rendin e ditës.


Top Channel

Related posts

Vrau italianin dhe të bijën, shqiptari-gruas: Dua të përjetosh dhimbjen që më ke shkaktuar

admin

Një ditë me një qeveri/ Komentet për mbledhjen e përbashkët mes qeverive Rama-Abazoviç

admin

Takimi në Ohër me Vuçiç dhe Kurtin, Borrell: Është koha që të arrijmë marrëveshje

admin

Leave a Comment