SPORT

Messi jep sinjalin për largim nga PSG

Banner

Sipas gazetës prestigjioze franceze, L’Equipe, Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në, pasi babai i tij, Jorge, zhvilloi takimin e parë me përfaqësuesit e PSG-së dhe u largua pa marrëveshje.

Negociatat do të vazhdojnë, shkruajnë francezët, por për momentin ka më shumë gjasa që argjentinasi të mos qëndrojë sesa të qëndrojë.

Te PSG kishte optimizëm për qëndrimin e Messit, por optimizmi është ulur papritmas në ditët e fundit.

Gjasat për të qëndruar Messi po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe njerëzit në PSG mendojnë se në këtë mënyrë argjentinasi thjesht po blen kohë për negociata me Inter Miamin apo një klub tjetër MLS, shkruan L’Equipe.

Pas takimit me PSG-në, Jorge Messi shkoi në Barcelonë, gjë që shumë media e interpretuan si përgatitje të terrenit për rikthimin e Messit në “Camp Nou”.

Mundo Deportivo shkruan se Jorge Messi është shpesh në Barcelonë, sepse djali i tij i dytë Rodrigo jeton atje, kështu që herë pas here kontrollon shtëpinë e familjes së Messit në atë qytet.

Banner

Related posts

Prokurori kërkon heqjen e nëntë pikëve, çmenden tifozët e Juventusit

admin

Formacionet zyrtare: PSG – Lille, Zhegrova në bankën e rezervistëve

admin

Tottenham ia thellon krizën Chelseat, triumfon në derbin londinez

admin

Leave a Comment