SHOWBIZ

Zbulohen detaje të reja nga bashkëpunimi i Shakira-s dhe Karol G

Banner

Artistja kolumbiane Karol G ka zbuluar se së bashku me Shakirën do të publikojë një këngë të quajtur ‘TQG’ në albumin e saj të ri ‘Manana sera bonito’.

E njohur si ‘La Bichota’, Karol G ndoqi një ndeshje NBA muajin e kaluar e veshur me një bluzë me mesazhin “Te quedo grande”, e cila i referohej hitit të Shakirës ‘Session Vol.3’.

Në një intervistë për New York Times, Karol G tha se e ka bërë realitet ëndrrën e saj për të kënduar me Shakirën. EFE konfirmoi me Sony Music, e cila përfaqëson Shakira, bashkëpunimin e dy artisteve të njohura.

Shakira ka bërë bujë të madhe mediatike me këngën e saj më të fundit, ‘Session Vol.53’ në bashkëpunim me producentin argjentinas Bizarrap. Kënga, përmes së cilës ajo synon të thumbojë ish-partnerin Gerard Pique, u bë hiti më i dëgjuar në gjuhën spanjolle në Spotify.

Më parë, artistja kolumbiane kishte publikuar këngët “Te felicito” dhe “Monotonia”, të regjistruara përkatësisht me portorikanët Rauw Alejandro dhe Ozuna. Të dy hitet përfshinin gjithashtu mesazhe të interpretuara si referenca të drejtpërdrejta për marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve të saj.

Karol G publikoi këngën e saj ‘Mamii’ vitin e kaluar, një bashkëpunim me kalifornianen Becky G, e cila u përshkrua nga ndjekësit e kolumbianes si një mesazh direkt për ish-partnerin e saj, reperin portorikan Anuel AA. Në albumin e ri ‘Manana sera bonito’, Karol G ka punuar gjithashtu me Finneas (vëllain dhe bashkëpunëtorin e Billie Eilish), këngëtarin xhamajkan Sean Paul, këngëtarin bachata të lindur në Bronx, Romeo Santos dhe Dominikanin Angel Dior, ndër të tjera.


Top Channel

Banner

Related posts

Dashurohet në kolegen e tij 14 vjet më të vjetër, aktori turk harron të dashurën nga lidhja 6-vjeçare

admin

VIDEO/ 13-vjeçarja shqiptare lë pa fjalë publikun dhe jurinë e “The Voice” në Gjermani

admin

Nëse nuk doni që t’ju dhëmbi shpina, ja çfarë duhet të bëni

admin

Leave a Comment