AKTUALE

Ministri Bekteshi takoi përfaqësuesit e NDI-së: Përmes аnketimit qytetarët do të përcaktojnë se si do të krijohen masat e radhës

Banner

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim pune me përfaqësues të Institutit Demokratik Nacional (NDI). Në takim morën pjesë drejtori i lartë resident i NDI-së, Robert Scott Hazlett dhe Naser Bislimi, zyrtar i programës.
Gjatë takimi u diskutua për masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë për të mbështetur amvisëritë dhe kompanitë për përballimin e krizës energjetike dhe ekonomike dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
Na takim u dakordësua që në periudhën e ardhshme me mbështetjen e NDI-së të realizohet një anketë dhe hulumtim në nivel nacional për nevojat dhe pritjet e qytetarëve dhe konsumatorëve për situatën ekonomike në Maqedoninë e Veriut, në radhë të parë për inflacionin, rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës. .
Rezultatet e analizës së kryer më pas do të përdoren nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria për të krijuar një pako të re masash për qytetarët.
Ministri Bekteshi në takim potencoi se Ministria e Ekonomisë do të dëgjojë gjithmonë zërin e qytetarëve dhe sipas rezultateve të analizave dhe opinionit të qytetarëve do të hartohen masat mbështetëse që do të miratohen pas 30 prillit të këtij viti.

Banner

Related posts

Kopshti për fëmijë në Çair “Fidani” me kulm fotovoltaik, Ganiu: Shum shpejt do të lëshohen dhe në shkollat e tjera

admin

Fronti Europian hap shtabin në Tetovë, Demiri: “Liderët tanë tejkaluan vetë-vetën dhe i bashkuan shqiptarët për të ardhmen evropiane”

Gjyla Halili

Muhamet Ametit i bashkohet Kumanova, pritet edhe Struga

Gjyla Halili

Leave a Comment