Ministria e Ekonomisë vazhdon të subvencionojë faturën e energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta edhe në vitin 2023. Thirrja publike për këtë masë është publikuar më 27 janar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe do të zgjasë deri në fund të shkurtit.
Për këtë masë janë paraparë 60 milionë denarë, ndërsa nga fatura e rrymës së amvisërive do të subvencionohen 600 deri në 800 denarë, varësisht nga të ardhurat totale mujore që i realizojnë.
Sipas thirrjes publike, këtë vit është rritur pragu i të ardhurave totale të realizuara nga familjet dhe janë futur kategoritë e reja të familjeve që do të mund ta përdorin këtë masë.
Qytetarët që kanë marrë subvencione në faturat e energjisë elektrike vitin e kaluar do të duhet të riaplikojnë në thirrjen publike për të marrë sërish subvencione.
Mbështetja financiare do t’u jepet personave nëse të ardhurat e tyre të rregullta mujore nuk i kalojnë të ardhurat neto edhe atë:
– 19.000 denarë për person të vetëm;
– 25.000 denarë për amvisëri me dy anëtarë;
– 30.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë;
– 36.000 denarë për amvisëri me katër anëtarë;
– 43.000 denarë për amvisëri me pesë anëtarë e më shumë.
Sipas programit për persona të vetëm me të ardhura deri në 19.000 denarë; për amvisëri me dy anëtarë deri në 25.000 denarë; për amvisëri me tre anëtarë deri në 30.000 denarë, zvogëlimi i faturës do të jetë 600 denarë, derisa për amvisëri me katër anëtarë me të ardhura deri në 36.000 denarë; dhe për amvisëri me pesë anëtarë dhe më shumë anëtarë deri në 43.000 denarë, ulja e faturës do të jetë 800 denarë.
Këtë vit, kjo masë është shtrirë edhe në kategori të tjera personash me rrezik social si përfituesit e së drejtës për dëmshpërblim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm që nuk janë të regjistruar përfitues të ndihmës minimale të garantuar dhe përfitues të së drejtës për kompensim për dëmin fizik.
Risi është edhe se nëse këto amvisëri kursejnë rrymë për 10% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë do të kenë ulje shtesë të faturës së energjisë elektrike prej 200 deri në 300 denarë, varësisht nga kategoria.
Dokumentet e nevojshme:
Një kërkesë për përdorimin e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta që mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të Ministrisë: https://www.economy.gov.mk/sq-AL/news/javen-oglas-za-finansiska-poddrska-za-potrosena-elektricna-energija-za-lica-koi-spagaat-vo-kategorijata-ranlivi-potrosuvaci-na-energija-za-2023-godina.nspx
– deklaratë noteriale që konfirmon se i gjithë dokumentacioni i bashkangjitur kërkesës është i saktë dhe i besueshëm (formulari i deklaratës mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të ministrisë
– vërtetimin e aplikantit dhe anëtarëve të familjes së aplikantit në fotokopje (kartë identiteti për të rritur, certifikatë lindjeje për të mitur, certifikatë martese, certifikatë divorci ose certifikatë vdekjeje për një anëtar të familjes);
– fotokopje e faturës së fundit të marrë për vitin 2022 për energjinë elektrike të konsumuar në familje;
– personat me të ardhura të ulëta në kategorinë për një person paraqesin një deklaratë noteriale që konfirmon se jetojnë vetëm dhe vërteton se i gjithë dokumentacioni i bashkëngjitur aplikimit është i saktë dhe i besueshëm. Formulari i deklaratës (për një person) mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të ministrisë; dhe
– Nëse në familje ka edhe përfitues të së drejtës së kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar; një prind i vetëm i cili nuk është përfitues i regjistruar i ndihmës minimale të garantuar dhe përfitues i së drejtës së kompensimit të dëmit fizik, me kërkesën për përdorimin e mbështetjes financiare, aplikanti duhet të paraqesë në Ministrinë e Ekonomisë edhe dokumentet e mëposhtme:
– konfirmimin se një anëtar i familjes është përfitues aktiv i së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe/ose
-çertifikata e divorcit ose certifikata e vdekjes për prindin tjetër ose certifikata e personit të panjohur ose të zhdukur për prindin tjetër dhe/ose
-vërtetim se një anëtar i familjes është përfitues aktiv i së drejtës për kompensim për lëndim trupor.