AKTUALE

Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Sllatinë të Tetovës. Një shofer 60 vjeçar është vetaksidentuar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shëndeti i tij.

“Sot (13.02.2023) në ora 05:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, afër fshatit Sllatinë, vetura ‘Daevu’ me targa të Tetovës, të drejtuar nga T.D. (60) nga fshati Tearcë ka dalë nga rruga. Mjeku nga Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e shoferit dhe në një bisedë zyrtare bashkëshortja e shoferit ka deklaruar se para aksidentit T.D. është ndjerë keq, pas së cilës ka humbur kontrollin ndaj automjetit”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Banner

Related posts

Kurti mbledh ministrat, diskutojnë për programin qeverisës

admin

BDI me hapa të rinj në vazhdimësi të reformës gjithëpërfshirëse partiake

Gjyla Halili

Arrestohet 51-vjeçari nga Tetova, dërgohet direkt në burg

Gjyla Halili

Leave a Comment