AKTUALE

Riformatimi i Qeverisë ka “aminin” e 66 deputëve, për ndryshimet kushtetuese duhen edhe pesë deputet!

Vazhdon debati parlamentar për ri-formatimin e kabinetit qeveritar, ndërsa bashkë me të edhe numërimi i deputetëve që do të qëndrojnë pas propozimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Ai shpreh besimin se qeveria e rikonstruktuar do të mbështetet nga më shumë se 64 deputetë, por nuk specifikon se sa pret ditën e votimit.

Siç mëson PRESSonline.mk nga burime të besueshme partiake shumica parlamentare ka mbështetjen e 66 deputetëve, ndërkohë që pritet edhe përkrahje edhe nga dy deputet të tjerë. Me këtë sipas burimit tonë numri i deputetëve që do të mbështesin ri-formatin e Qeverisë do të arrijë në 68, ndërsa numri i deputetëve që janë pro ndryshimeve kushtetuese është 76 dhe se duhet mbështetje edhe katër ose 5 deputetëve që të fillon procesi i ndryshiemeve të nevojshme kushtetuese që vendi të vazhdojë rrugëtimin evropian pa mpengesa.

Kryeministri tha se mazhoranca qeveritare është e fortë dhe e qëndrueshme dhe se ri-formatimi i qeverisë do të kalojë me më shumë se 64 vota.

“Rikonstruksioni që unë parashtrova nuk u bë nga motive personale, por për një shumicë të qëndrueshme. Të miratohen ligjet ekonomike dhe gjyqësore, të zbatohen reformat, të mos lejohet bllokadë nga opozita. Besoj se të gjithë partnerët e qeverisë janë për punë efikase të Parlamentit dhe kështu Aleanca për Shqiptarët do ta forcojë shumicën”, deklaroi Kovaçevski.(PRESSonline.mk)

Banner

Related posts

“T’i japim fund këtij cirku të shëmtuar”, Meta thirrje qytetarëve: Më 11 shkurt të mbrojmë atdheun, ta dëgjojë e gjithë bota…

admin

REISUL ULEMA  NË SOLEMNITETIN E IFTARIT TË EMIRIT TË KATARIT TEMIM BIN HAMED AL-THANI

Gjyla Halili

Rezultatet e para nga KQZ: Osmani prinë ndaj Taravrit

Gjyla Halili

Leave a Comment