AKTUALE

Mbi 41.000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Erdogan thotë se janë rrënuar 47.000 ndërtesa

Rexhep Taip Erdogan ka bërë thirrje të vazhdohet me përpjekjet e shpëtimit më shumë se një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, me një grua të moshuar e fundit që u nxorr e gjallë nga rrënojat. Deri më tani, më shumë se 41,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur në të dy vendet, ndërsa miliona kanë mbetur të pastrehë në temperaturat e ftohta. Vetëm në Turqi ka mbi 35,000 të vdekur, duke e bërë këtë tërmetin më vdekjeprurës të këtij vendi në 85 vitet e fundit.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë derisa qytetari i fundit të nxirret nga rrënojat”, tha Erdogan.

Ai shtoi se vlerësimi i dëmeve të objekteve do të përfundojë brenda një jave, ndërsa rindërtimi do të fillojë në muajt në vijim.

“Rreth 2.2 milionë njerëz tashmë janë larguar nga zonat e prekura. Rreth 47,000 ndërtesa banimi u shkatërruan ose u dëmtuan aq shumë sa do të duhet të prishen. Por, ne do të rindërtojmë të gjitha shtëpitë dhe bizneset”, tha Erdogan, duke shtuar se ka mbi 105,000 të lënduar dhe 13,000 janë ende në spital.

Një grua 77-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese shtatëkatëshe në Adiyaman mbrëmjen e sotme, rreth 212 orë pas tërmetit, raportojnë mediat. Nëntë persona të tjerë u shpëtuan dje në Turqi, ndërsa vëmendja po kthehet gjithnjë e më shumë në sigurimin e strehimit, ushqimit dhe kujdesit shëndetësor për të mbijetuarit.

Në Siri, kamionët e parë të ndihmave humanitare kanë hyrë në pjesën e kontrolluar nga rebelët e vendit përmes një kalimi kufitar të sapohapur të rënë dakord nga Kombet e Bashkuara dhe qeveria në Damask. Ajo do të jetë e hapur për tre muajt e ardhshëm. / pressonline.mk

Related posts

Taravari: Lëvizja po vjen! S’dua të përmend as kundërshtarë politik më, betejën do ta bëjmë me sistemin e kalbur 22-vjeçar

Gjyla Halili

Kovaçevski: SHBA-të janë partenri ynë strategjik, kanë dhënë kontribut të madh në reformat e vendit

admin

Për një muaj janë djegur mbi 400 hektarë pyje në Parkun ndërkombëtar Mali Sharr

Gjyla Halili

Leave a Comment