KOSOVË

Vuçiq dekoron ish-diplomatin amerikan, Richard Grenell

Aleksandër Vuçiç, ka vendosur të dekorojë ish-emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor me “Urdhrin e Flamurit Serb”.

Vuçiç do t’i japë diplomatit amerikan medaljen e meritave për “forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.

Do të jetë hera e parë që një amerikan nderohet me medalje presidenciale serbe. Para tij, me “Urdhrin e Flamurit Serb” ishin nderuar kryesisht rusë si, Sergei Shoigu, Sergei Lavrov, Vitaly Churkin e të tjerë, ndërsa i fundit ishte lideri i Frontit Demokratik në Malin e Zi, Andrija Mandiç.

Grenell ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe më pas përfaqësues për Ballkanin Perëndimor.

Banner

Related posts

Masakra me gjashtë shqiptarë të vrarë në Athinë/ Kontrolle në pikat kufitare, po hetohet për pazare droge dhe larje hesapesh

admin

Nuk pres diçka në dialog pa ndryshuar Serbia

admin

Sveçla tha se është kundër planeve shovniniste të Serbisë, reagon Petkoviq

admin

Leave a Comment