KOSOVË

Vuçiq dekoron ish-diplomatin amerikan, Richard Grenell

Aleksandër Vuçiç, ka vendosur të dekorojë ish-emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor me “Urdhrin e Flamurit Serb”.

Vuçiç do t’i japë diplomatit amerikan medaljen e meritave për “forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.

Do të jetë hera e parë që një amerikan nderohet me medalje presidenciale serbe. Para tij, me “Urdhrin e Flamurit Serb” ishin nderuar kryesisht rusë si, Sergei Shoigu, Sergei Lavrov, Vitaly Churkin e të tjerë, ndërsa i fundit ishte lideri i Frontit Demokratik në Malin e Zi, Andrija Mandiç.

Grenell ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe më pas përfaqësues për Ballkanin Perëndimor.

Banner

Related posts

Insistimi ynë është zbatimi i plotë dhe pa kushte i marrëveshjes

admin

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikim të mirë në gjithë rajonin

admin

Arrestohet Dalibor Spasiq, Policia e Kosovës jep detaje për kapjen e serbit që sulmoi gazetarët në Zveçan

admin

Leave a Comment