AKTUALE

DITËLINDJA E HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA

Sot e ka ditëlindjen e 58 -të , Vigani i Lëvizjes Klandestine – Lëvizjës së fsheftë , Sekretari Organizativ dhe UD Sekretar Politik i LPK-së, heroi i kombit Afrim Zhitia.
Kosova përbënë mbijetesë kundërvënjëje përballë shtypjes serbe, dhe tërë bazamentin e mbijetesës me plotë kundërvënje përbëjnë protagonistë të shquar.
Një ndër protagonistët më të veqantë kundërvënjëje ndaj nacionalizmit, shovenizmit dhe hegjemonizmit serbomadh ishte heroi i kombit Afrim Zhitia.
Afrim Zhitia kishte vetëm 24 pranvera, kur sfidoi federaten jugosllave, me 24 milion banorë, me një ndër ushtritë më të mëdha në rajon.
Kishte të ngarkuara mbi supe detyrat : Sekretar Organizativ dhe UD Sekretar Politik i LPK , Afrim Zhitia me veprimtarinë e tijë tredimenzionale : artistike, politike dhe ushtarake, ishte pararendës i UÇK-së , ishte frymëzus i qindra dhe mijëra luftëtarëve që u rreshtuan në radhët e UÇK-së , UÇPMB-së dhe UÇ-Kombëtare.

Të 58 pranverat e heroit Afrim Zhitia përbëjnë 58 rrezatime mbi Republikën e Kosovës, përbëjnë 58 guxime intelektuale, politike, ushtarake dhe diplomatike në përballje për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës përballë aspiratave hegjemoniste serbomëdha tani në prag të finalës së dialogut me Serbinë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin kombëtar Afrim Zhitia!
Lavdi jetës dhe veprës së udhëheqësit të LPK -s , heroit të kombit Afrim Zhitia.

Ragip Shala,
Kryetar i Klubit Politik
“Afrim Zhitia”
Prishtinë 14.02. 2023

Banner

Related posts

Ulet numri i bujqve të regjistruar nga 90.000 para dhjetë viteve në rreth 65.000

Gjyla Halili

Xhaferi: Taravari në këmbim të votave i manipulon qytetarët me punësime të përkohshme joligjore

Gjyla Halili

Këtë vit nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut kanë hequr dorë 775 të rritur dhe 160 të mitur

Gjyla Halili

Leave a Comment