AKTUALE

Grubi: Maqedonia e Veriut nesër në ditë zie, solidarizohemi me dhimbjen e popullit turk dhe sirian

Në Maqedoninë e Veriut dita e nesërme, (E Hënë) data 13 Shkurt 2023 është shpallur ditë zie, në shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave nga tërmeti katastrofal në Turqi dhe Siri.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, teksa sërish ka shprehur ngushëllime për popullin turk dhe sirian.

Njoftimi i plotë:

Në shenjë solidariteti me dhimbjen e madhe të popullit turk dhe sirian pas tërmetit katastrofal të 6 shkurtit 2023, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që dita e nesërme (E Hënë – 13.02.2023) të jetë ditë zie në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Shprehim edhe njëherë ngushëllimet e sinqerta ndaj të gjithëve që humbën të afërmit e tyre dhe shërim të shpejtë të lënduarve.

E gjithë bota në këmbë për të ndihmuar 🇹🇷dhe 🇸🇾 në këto çaste të rënda!

Related posts

Pasi s’kanë takat për punë të mira, i janë vërsulë Ansamblit

Gjyla Halili

Pemtë që kanë pak sheqer dhe ato që kanë shumë

admin

Histori rrëqethëse që ndodhi sot në Prishtinë; Polici la vajzën e vogël dhe shkoi t’u ndihmojë kolegëve në një aksion

admin

Leave a Comment