SHQIPËRI

Berisha në protestë: Rama, i pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar SHBA

Banner

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij nga protesta e PD tha se me aktet e tij Rama është treguar i pabesë ndaj aleatit më të madh të kombit shqiptar, SHBA-së.

Berisha i kërkoi Ramës të hiqte tanket që sipas tij ka në vilën e vet në Surrel pasi siç tha, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind.

Sali Berisha: Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit më të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim.Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.

Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank. Mjerë ti!

Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.

Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë.


Top Channel

Banner

Related posts

Berisha akuzonte Metën për vrasje/ Dy qëndrimet kontradiktore të Berishës për aleatin e tij kryesor

admin

I moshuari vdes teksa lahej në Velipojë

admin

Rrëmbehet 16-vjeçar shqiptar në Bruksel, më pas edhe dhunohet

admin

Leave a Comment