AKTUALE

Komuna e Tuzit ndan 5000 euro për të prekurit nga fatkeqsia natyrore në Turqi dhe Siri

Për fatkeqsinë që ndodhi ditë më parë nga tërmeti në Turqi dhe Siri,u solidarizuan shum institucione nga shtete të ndryshme ndër ta dhe Komuna e Tuzit duke ndarë një shumë simbolike prej 5000 euro për të ndihmuar të prekurit nga kjo fatkeqsi natyrore.

Këtë e bën të ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare kryetari i Komunës së Tuzit,Nik Gjeloshaj.

Ja postimi i plotë:

Pamjet tronditëse që vijnë nga vendet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri janë tejet trishtuese.
Krejt bota këto ditë është në lutje dhe përkrahje për viktimat dhe familjet e tyre.
Është tejet trishtues lajmi për mijëra të vdekur, pamje tmerruese të fëmijëve të lënduar…
Sikur krejt bota edhe Komuna e Tuzit solidarizohet me këtë fatkeqësi dhe kemi vendosur që të ndajmë 5.000 euro në mënyrë simbolike në përkrahje humanitare për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore me përmasa shumë tragjike.

Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit

———-

Related posts

Izet Mexhiti me bashkëpunëtorë takon qytetarët e Vrapçishtit

admin

LETËR E BABËS DJALIT NË GYRBET

admin

Enti Shtetëror i Statistikës: Komunat me shumicë shqiptare i prijnë listës së komunave me shtim pozitiv të popullsisë

Gjyla Halili

Leave a Comment