SPORT

Guardiola zbulon emrat e nëntë skuadrave që duan ta përjashtojnë Manchester Cityn

Trajneri i Manchester City, Josep Guardiola, ka treguar se cilat skuadra janë të interesuara për t’u hequr pikë “Qytetarëve”.

“Janë nëntë skuadra. Burnley, Wolverhampton, Leicester, Newcastle, Tottenham, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea duan të na largojnë nga Champions League, sepse mund të marrin këtë pozicion”, tha trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp.

Manchester City aktualisht është i dyti në Premier League, pesë pikë pas liderit Arsenal. Kujtojmë se “Qytetarët” janë nën hetim për mashtrim të mundshëm financiar, që mund të kërcënojë klubin anglez me dënim deri dhe në përjashtim nga Premier League.

Banner

Related posts

Milan “harron” Brojën, Pioli i “dashuruar” pas Giroud, opsion mbetet sulmuesi i PSG

admin

Ruud van Nistelrooy largohet nga PSV-ja pas vetëm një sezoni

admin

Konfirmon “Marca”, Vedat Muriqi mungon në ndeshjen e radhës të Mallorcas

admin

Leave a Comment