AKTUALE

MASH: Ftojmë të gjitha palët e interesuara të përfshihen në përgatitjen e programet mësimore të reja dhe rishikimin e atyre ekzistuese

Të udhëhequr nga parimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në krijimin e politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përfshin publikun në reformimin e sistemit arsimor kombëtar. Një nga prioritetet në këtë proces është përmirësimi i përmbajtjes së programeve mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe në këtë drejtim, MASH I fton të gjithë të interesuarit , palët e interesuara, të prekurit dhe veçanërisht publikun profesional që të japin sugjerimet e tyre për ndryshimin e programeve mësimore ekzistuese, si dhe sugjerime për përgatitjen e të rejave .
Programet mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm mund t’i shikoni në linkun në vijim:
(për klasën e I, II, IV,  V,  VI, VII, VIII dhe IX )

(për klasën e III)

(për arsimin e mesëm, lëndët e arsimit të përgjithshëm)

(për arsimin e mesëm profesional)
https://csoo.edu.mk/sq/faqe-hyrese/drejtime/

Sugjerimet, vërejtjet dhe komentet mund të dërgohen me e-mail kabinet@mon.gov.mk deri më 28.2.2023.

Përmirësimi i përmbajtjes së programeve mësimore është proces në të cilin ftohet të përfshihet çdo prind, mësimdhënës, publik profesional dhe shkencor, sepse vetëm me pjesëmarrjen aktive të palëve të interesuara, sistemi kombëtar arsimor mund të ecë në hap me dinamikën e shekullit të 21-të.

Ne presim sugjerime konstruktive dhe efektive të cilat janë udhërrëfyes të rëndësishëm në angazhimin e përbashkët për përmirësimin e cilësisë së arsimit si bazë për zhvillimin dhe prosperitetin e përgjithshëm të vendit, për transformimin social dhe demokratizimin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Related posts

BDI paralajmëron: Ai PO! vjen

admin

“𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 – 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐱𝐢𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞”

Gjyla Halili

Vlerësimi i Artan Grubit për Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Leave a Comment