SHOWBIZ

Mimozat e arta të Shqipërisë, pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe hijeshojnë mrekullisht.

Janë të parat lule pemësh që me pamjen dhe aromën madhështore sinjalizojnë që nuk ka mbetur edhe shumë dimër.

Lulet e mimozës janë nga më të dashurat e shqiptarëve, por jo vetëm. Kultura të ndryshme anembanë globit i vlerësojnë mimozat si ndër lulet më shprehëse.

Për shumë qytetërime, AgroWeb.org tregon se mimoza do të thotë pastërti, liri, ndjeshmëri dhe bukuri.

Mimoza është nga lulet më të dashura dhe simbolike të gjinisë femërore

Në fillim të shekullit të 20 në Angli, vajzat vendosnin një degëz mimoze në jakën e xhaketës ose e kapnin në flokë për të dhënë mesazhin e një femre të lirë dhe të pavarur.

Fiset vendase amerikane e kishin traditë që meshkujt t’i dhuronin një degëz mimoze të zgjedhurës së zemrës.

Ndaj nuk është aspak rastësi që mimoza u bë sinonim i vajzave dhe grave, delikatesës dhe fuqisë femërore.

Kjo sepse, aspekti delikat i kësaj luleje fsheh fuqinë dhe vitalitetin e gruas. AgroWeb.org ju tregon se ky është edhe motivi kryesor, për të cilin Mimoza është bërë, simbol i forcës, energjisë dhe feminilitetit.

Ngjyrat e mimozës, plot jetë dhe ngazëllim, janë domethënie e veçantë e festës së gruas dhe janë kuptimplotë. Dhurojani një femre si vlerësim për çdo të mirë që vjen prej saj.

Mimoza është një pemë që është importuar në Evropë në fillim të shekullit të 19 nga Australia. Në Shqipëri ajo ka gjetur klimën ideale për rritje dhe zhvillim.

Ajo është lulja që thyen zymtësinë e gjatë të dimrit për të sjellë gëzimin e pranverës.

Në Shqipëri, mimoza rritet spontanisht në mbarë vendin, sidomos në treva me klimë më të butë pasi mimoza nuk e duron dot gjatë ngricën dhe të ftohtin. Ndaj çel lulet magjike të verdha që me rrezet e para të diellit.

Për më tepër, AgroWeb.org raporton se pema e mimozës parapëlqen tokën me kullim të mirë. Me emrin botanik Acacia dealbata, ajo është një pemë në familjen e Mimosaceae.

Këshillat më të mira për jetëgjatësinë e degëve të mimozave në shtëpitë tuaja

Për të ruajtur për një kohë më të gjatë bukurinë delikate të mimozave, vendosini degëzat të palidhura në një enë të përshtatshme me ujë, ku të keni hedhur disa pika lëng limoni.

Vazon me mimoza duhet ta vendosni në një mjedis ku e kap drita natyrale. Llogarisni të përdorni 5-6 pika lëng limoni për çdo litër ujë.

Vazon me mimoza mbajeni në ambiente të freskëta dhe kujdesuni që kërcejtë e lules të jenë gjithmonë të mbuluara nga uji.

Aroma e mimozave do t’ju mrekullojë ditën dhe mjediset tuaja do të rrezatojnë optimizëm./AgroWeb


Top Channel

Related posts

Emocionohet Artan Hoxha, i kërkon ndjesë bashkëshortes në emision

admin

Parku më i madh i luleve në botë Keukenhof, hapet për sezonin e çeljeve të pranverës (fotot)

admin

“Tani që do vij në Kosovë më shpesh…”, Arbana Osmani në drejtimin e BBVK3?

Gjyla Halili

Leave a Comment