SPORT

Zidane ka një kusht për Real Madridin

Në kohën kur po flitet që trajneri Carlo Ancelotti mund të largohet nga Real Madrid për të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, një ndër emrat që mund ta pasojnë italianin përmendet edhe Zinedine Zidane.

Sipas Diario SPORT, Zidane është gati të marrë drejtimin e Real Madridit.

Megjithatë, francezi është gati të zëvendësojë Ancelottin me një kusht.

Zinedine dëshiron të shohë në skuadër mesfushorin 19-vjeçar të Lyon, Ryan Cherka. Mesfushori francez ka bërë 19 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe tre asistime.

Futbollisti i ri vlerësohet për shkathtësinë e tij, ai është po aq i mirë me të dyja këmbët, falë të cilave ai mund të veprojë përgjatë gjithë frontit të sulmit.

Është gjithashtu kurioze që ai është me origjinë algjeriane, si Zinedine Zidane.

Transfermarkt e vlerëson lojtarin në 18 milionë euro, por nuk ka gjasa që Lyon ta lërë të shkojë për më pak se 50 milionë.

Banner

Related posts

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

Gjyla Halili

Novak vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e FBK-së

admin

Bornemouth – Manchester City, formacionet zyrtare

admin

Leave a Comment