Sali Berisha, ngritjen e akuzave ndaj ish zyrtarit të lartë të kundrazbulimit të FBI-s Charles Mcgonigal e ka kthyer në një kalë beteje të aksionit opozitar përmes të cilit synon rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Që prej momentit kur ky zhvillim u bë publik në SHBA, nga Selia Blu dhe studio televizive zoti Berisha, me detaje ka bërë radiografinë e ngjarjes dhe të personazheve.
Janë me qindra deklarimet e Sali Berishës përmes të cilave ai ka artikuluar akuza për personin përmendur në aktakuzën ndaj ish zyrtarit të FBI si personi B, Dorian Duçka.
Por me shumë mjeshtëri Sali Berisha, ka fshehur miqësinë mes të birit Shkëlzen Berisha dhe Dorian Duckës.
Kjo foto e siguruar nga Top Channel tregon Shkëlzen Berishën bashkë me Dorian Duçkën, në bordin e një avioni krah për krah në një prej udhëtimeve të tyre të biznesit
Fotoja është një dëshmi e fortë e lidhjes së Shkëlzen Berishën me Dorian Duçkën, i kthyer në subjekt akuzash të shumta ditët e fundit nga Sali Berisha.
Pritet me interes se çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha për këtë foto e cila fakton lidhjen e të birit Shkëlzenit me Dorian Duçkën njeriun të cilin, ai e akuzon si strumbullarin e përpjekjeve bashkë me Edi Ramën për të shkatërruar opozitën.
Top Channel