SHQIPËRI

Foto/ Dorian Duçka krah për krah me djalin e ish-kryeministrit Berisha

Sali Berisha, ngritjen e akuzave ndaj ish zyrtarit të lartë të kundrazbulimit të FBI-s Charles Mcgonigal e ka kthyer në një kalë beteje të aksionit opozitar përmes të cilit synon rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Që prej momentit kur ky zhvillim u bë publik në SHBA, nga Selia Blu dhe studio televizive zoti Berisha, me detaje ka bërë radiografinë e ngjarjes dhe të personazheve.

Janë me qindra deklarimet e Sali Berishës përmes të cilave ai ka artikuluar akuza për personin përmendur në aktakuzën ndaj ish zyrtarit të FBI si personi B, Dorian Duçka.

Por me shumë mjeshtëri Sali Berisha,  ka fshehur miqësinë mes të birit Shkëlzen Berisha dhe Dorian Duckës.

Kjo foto  e siguruar nga Top Channel tregon  Shkëlzen Berishën  bashkë me Dorian Duçkën, në bordin e një avioni  krah për krah në një prej udhëtimeve të tyre të biznesit

Fotoja  është një dëshmi e fortë e lidhjes së Shkëlzen Berishën me Dorian Duçkën, i kthyer në  subjekt akuzash  të shumta ditët e fundit nga Sali Berisha.

Pritet me interes se çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha për këtë foto e cila fakton lidhjen e të birit Shkëlzenit me Dorian Duçkën njeriun të cilin, ai  e akuzon si strumbullarin e përpjekjeve bashkë me Edi Ramën për të shkatërruar opozitën.


Top Channel

Banner

Related posts

PD regjistrohet në zgjedhje, Alibeaj firmos deklaratën në cilësinë e kryetarit të komanduar

admin

Mjekët apelojnë për kujdes / Lajmërohet një rast i pickimit nga peshqit helmues në plazhin e Shqipërisë

admin

“Do t’i merrni në qafë, kaq po ju them”, skandal në Vjosë, guida e patrajnuar për pak mbyt turistët

admin

Leave a Comment