BOTA

SHBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër shtatë rusëve, të akuzuar për drejtimin e një bande famëkeqe hakerimi, e cila kreu sulme kibernetike ndaj bizneseve, shkollave, spitaleve në të dy vendet, dhe vendeve tjera në botë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtatë rusët ishin udhëheqësit e një bande të njohur si Trickbot, e cila kishte synim spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor gjatë kulmit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020.

Britania tha se kriminelët kibernetikë kishin përdorur sulmet për të fituar rreth 27 milionë paund (32.85 milionë dollarë) nga ata që ishin në shënjestër vetëm në territorin britanez.

Të dy vendet thanë se bashkëpunimi i tyre ishte i rëndësishëm në përpjekjet për të penguar kriminelët ndërkombëtarë kibernetikë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Banner

Related posts

Prehet i qetë në tokën e Malësisë që aq shumë e deshti, atdhetari Dodë Prekë (Doli) Gojçaj

Gjyla Halili

Studimi: 33% e amerikanëve të ndikuar nga nivele të rrezikshme të zhurmës

admin

Zyrtarët amerikanë të shqetësuar nga bashkëpunimi ushtarak Rusi – Koreja e Veriut

admin

Leave a Comment