KOSOVË

Bieber: Vuçiq e pranoi planin evropian duke shpresuar se nuk do ta pranojë Kurti

Banner

Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka pranuar planin e propozuar për marrëveshje me Kosovën, sepse shpresonte që pala tjetër (Albin Kurti) mos ta pranojë.

Ai theksoi se për këtë ka frikë të hyjë në një cikël të ri të stabilizimit. Biber vlerëson se në bashkësinë ndërkombëtare presidenti Aleksandar Vuçiq ende shihet si një person që është në gjendje të zgjidhë problemin me Kosovën, të cilin e përdor për hir të mbijetesës së tij në pushtet.

Ai i përdor ato prioritete ndërkombëtare për interesat e tij“, tha Bieber.

Megjithatë, ai vëren se në një moment, kur të zgjidhen dy çështjet e para, vëmendja do të kthehet në reformat e brendshme dhe se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa demokratizim.

Duke folur për planin franko-gjerman për Kosovën, Bieber shprehet se nuk do të jetë zgjidhja përfundimtare por një hap i ndërmjetëm. Përshkallëzimi dhe konfliktet, sipas tij, ende mund të vazhdojnë, të cilat, shton ai, Vuçiq mund t’i përdorë për audiencën vendase dhe ndërkombëtare.

Ai po ashtu thotë se Vuçiq e ka pranuar planin e propozuar sepse shpresonte që pala tjetër të mos e pranojë, raporton N1.

Banner

Related posts

Motra e vëllezërve Haklaj thirret në Prokurorinë e Posaçme?

admin

UEFA hap hetim për 6 akuza ndaj Rumanisë, Kosova shpreson

admin

Granata dore e zollë, detaje nga sulmi në veri ku mbeti i vrarë një polic

admin

Leave a Comment