KOSOVË

“Erdhën si diktatorë, kjo është e papranueshme”, ankohen banorët e kampit të muxhahedinëve në Durrës

Banner

Banorët e Ashrafit vazhdojnë protestën në kampin e tyre në Shqipëri. Ata pretendojnë se policia është sjellë si diktatore në kontrollet e ushtruara brenda kampit gjatë ditës së sotme.

Ky është zotëria që sot ka humbur jetën. Në orën 9 ata kanë ardhur këtu, kanë sulmuar.  Ne kishim disa herë kontrolle, jo në këtë mënyrë.  Derën e kanë pasur hapur. Sot erdhën ndryshe. Si diktaturë. Ata thyen dyer.  50 persona janë plagosur. Kemi 10 vjet komunitet paqësor”, është shprehur për mikrofonin e RTSH një prej banoreve të Ashrafit.

Banorët kanë hedhur akuza se policia është e lidhur me kundërshtarët e tyre në Iran, ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë që të reagojë lidhur me vendimin e marrë.

 “Qeveria të flasë pse e ka marrë këtë vendim. Çfarë do ndodhë tjetër? Ne ikëm nga Irani, por kjo është e papranueshme nga Shqipëria”, tha një tjetër banore.

Related posts

Vuçiqi sonte i drejtohet publikut lidhur me situatën në veri të Kosovës

admin

Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

admin

Policia e Kosovës konfiskon mbi 170 pajisje për kriptovaluta në veri

admin

Leave a Comment