SHQIPËRI

“Paga minimale 45 mijë lekë”! Përfitues të pagës minimale janë dhe studentët ekselentë

Kryeministri Edi Rama u takua me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit sa një pagë minimale e përmuajshme, nga ku tregoi planet e qeverisë për rritjen e pagës minimale.

“Paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë dhe kur them shumë shpejt, çështje disa javësh, dhe do të fillojë të aplikohet brenda pak muajsh për të gjithë. Ne nuk duam të ketë një pagë poshtë 40 mijë lekëve si në sektorin publik dhe privat”- tha kryeministri.

Kryeministri deklaroi qeveria bëri një përpjekje shumë serioze për të mbështetur 1 milion shqiptarë, nga pensionistët te kategoritë e tjera më në nevojë dhe të gjithë ata që kontribuojnë për shtetin, por mbeti pa u adresuar pjesa e atyre më në nevojë që punojnë në sektorin privat”.

“Ne besojmë se kjo rritje është e duhura. Ne besojmë se duke kontribuar edhe ne, qeveria, me një mekanizëm që jemi duke e përfunduar, paga minimale do të rritet në vijim dhe duam që brenda 2 viteve ajo të shkojë në 45 mijë lekë. Ju që sapo nisni shkollën, kini parasysh se me çdo rritje të pagës minimale ju do të merrni shtesën mbi pagën minimale që e filloni shkollën”- tha kryeministri.

Përfitues të këtij programi të ri bursash janë ata studentë që kanë arritur rezultate maksimale në shkollë apo në olimpiada ndërkombëtare dhe ata që kanë zgjedhur një nga programet e shpallura prioritet kombëtar.


Top Channel

Related posts

PD regjistrohet në zgjedhje, Alibeaj firmos deklaratën në cilësinë e kryetarit të komanduar

admin

E gjithë familja në taekwondo/ Veliaj në eventin e veçantë sportiv: Investimi në sport, një nga vendimet më të mira që kemi marrë

admin

“Kam mesazhe erotike”/ Berisha: S’jam si kryetari juaj, nuk ndërroj gruan çdo fushatë elektorale

admin

Leave a Comment