SHQIPËRI

“Sulm terrorist ndaj Top Channel”/ Balla: Shpresoj që autoritetet të gjejnë autorët

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se ka besimin se masakrat e fundit në vendin tonë, përfshirë edhe sulmin ndaj Top Channel do të zbardhen.

“E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjitha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi”,  tha Balla.

Kujtojmë se sot është dita e pestë pas të shtënave ndaj Top Channel dhe vrasësit janë ende të lirë.

Tre persona të organizuar si grup kriminal pasi kryen sulmin terrorist ndaj Top Channel pas mesnatës të së dielës, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, enden të lirë dhe përbëjnë një rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se autorët kanë lëvizur dy herë në të njëjtin itenerar, qoftë para ngjarjes edhe pas ngjarjes policia nuk kishte ngritur asnjë postbllok.


Top Channel

Banner

Related posts

Gjukanoviq për Abazoviqin: E vetmja e mirë e tij është se është shqiptar

admin

International Policy Digest: Skandalet e shumta të ish-Zonjës së Parë të Shqipërisë, Monika Kryemadhi

admin

Bie në “rrjetë” edhe zëvendësi i Gjicit, publikohet video e nënkryetarit të bashkisë

admin

Leave a Comment