KOSOVË

Begaj dënon sulmin me armë ndaj gazetarëve të “Fiks Fare”

Banner

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin me armë që iu bë gazetarëve të “Fiks Fare” pak ditë më parë në Nikël të Krujës.

“Mësova me keqardhje për kërcënimin me armë, ndalimin dhe dhunimin e ushtruar ndaj grupit të xhirimit të emisionit “Fiks Fare”, gjatë kryerjes së misionit të tyre hulumtues e denoncues në fshatin Nikël të Krujës.Shpreh indinjatën mbi këtë akt të rëndë të dhunimit të punonjësve të medias, si dhe mbështes emisionin “Fiks Fare” në misionin, guximin dhe profesionalizmin që ka treguar në denoncimin publik të fenomeneve korruptive dhe dukurive që shqetësojnë shoqërinë shqiptare”.

Ai ka inkurajuar organet ligjzbatuese ta ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast flagrant të  dhunimit të fjalës së lirë.

“Kërcënimi i jetës së gazetarëve në ushtrimin e detyrës nuk duhet të tolerohet në një shoqëri demokratike”.

Pasi faktun gërryerjen e paligjshme të lumit dhe marrjen e materialeve inerte në Nikël, gazetarët e “Fiks fare” u përballën me persona me armë, të cilët qëllonin drejt dronit. Pamje të tre personave të armatosur u transmetuan në emisionin investigativ Fiks Fare.

Ata duke drejtuar armët qëndronin vetëm pak metra larg grupit të xhirimit,të pozicionuar në një vend që mezi dalloheshin, raporton Top Chanel.

Related posts

Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

admin

Deputetët e ASh-së i bashkëngjiten letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës

admin

BE-ja te Kosova e gjen aleatin më të sinqertë në rajon

admin

Leave a Comment