BOTA

Rritet numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Më shumë se 17 mijë persona kanë vdekur si pasojë e dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditë Turqinë jugore gjatë të hënës.

Ky numër përfshinë viktimat e regjistruara deri më tani në Turqi dhe Siri.

Ndonëse gërmimet janë duke vazhduar, frika për të mbijetuarit është duke u rritur për shkak se agjencitë e ndihmës janë duke paralajmëruar reshje bore, mungesë uji, komunikacion jo të rregullt dhe mungesë të energjisë.

Në rast që bëhen këto probleme të pakalueshme atëherë Turqia dhe Siria mund të përballën edhe me një katastrofë tjetër të dytë vdekjeprurëse, raporton CNN.

Së paku 28,044 vetë janë evakuuar nga Kahramanmaras, krahina jugore turke pranë epiqendrës së tërmetit vdekjeprurës të së hënës.

Deri më tani, një Karvan ndihme nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kaluar në Sirinë veriperëndimore.

Sanksionet perëndimore po ndërlikojnë përpjekjet për t’i dhënë ndihmë vendit, ndërsa aktivistët druajnë se regjimi i Damaskut mund të pengojë ndihmën për të mbijetuarit në zonat ku zotërohen nga rebelët.

Rreth 4.1 milion njerëz tashmë varen nga ndihma humanitare në Sirinë veriperëndimore.

Related posts

Katari thotë se 2 milionë njerëz përfituan nga ndihmat e dërguara pas tërmetit në Turqi

admin

Gjigandi kimik BASF njofton rënie masive të fitimit

admin

Presidenti Biden bisedime në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin e Indisë Modi

admin

Leave a Comment