BOTA

Gjermania angazhohet të përmbushë objektivin 2% të shpenzimeve të NATO-s

Gjermania është zotuar të përmbushë objektivin 2% të shpenzimeve të NATO-s nga viti i ardhshëm, tha sot kancelari Olaf Scholz.

Vendimi vjen pasi lufta e Rusisë në Ukrainë shkaktoi një ndryshim të madh të politikës së mbrojtjes në Berlin.

“Ne do të sigurojmë që Bundeshtagu më në fund të marrë pajisjet që i nevojiten… gjithashtu do të shpenzojmë 2% të PBB-së sonë në mbrojtje për herë të parë në dekada, duke filluar nga viti i ardhshëm,” i tha zoti Scholz parlamentit.  

Ai shtoi se megjithëse mendonte se nuk ishte e mundur që Ukraina të anëtarësohej në NATO, qëllimi i Gjermanisë ishte “mbështetja e qëndrueshme ushtarake e Ukrainës, duke përfshirë armët moderne perëndimore, dhe forcimin e elasticitetit ekonomik të Ukrainës ndërsa mbrohet nga agresioni rus”.


Top Channel

Banner

Related posts

Ekuador/ Lideri i vrarë i kartelit u varros me dhjetëra armë “për ta mbrojtur atë në jetën e përtejme”

admin

Nxehtësia globale në “territor të paeksploruar”/ 2023 mund të jetë viti më i nxehtë në histori

admin

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia vendosin kufizime mbi importet e grurit ukrainas

admin

Leave a Comment