BOTA

Tërmet në Indonezi – SHQIP.com

Një tërmet me magnitudë 5,5 rihter ka goditur Indonezinë, duke u marrë jetën të paktën 4 personave. Një restorant pluskues u shkatërrua në Papua. Viktimat janë 4 gra të cilat u zunë nga rrënojat.

Tërmeti shkaktoi dëme të shumta pranë epiqendrës, ku një prej tyre ishte edhe një qendër tregtare.

Tërmeti në Indonezi vjen vetëm 3 ditë pas tërmeteve të fuqishëm që goditën Turqinë dhe Sirinë. Megjithatë, tërmeti në Indonezi nuk ka asnjë lidhje me atë në Turqi. Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit” në Paqësor, zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë. /a2cnn

Banner

Related posts

Franca regjistroi 400 vdekje të lidhura me të nxehtin në muajin gusht

admin

Pheniani lëshon dy raketa balistike pas fluturimit të një bombarduesi amerikan, pjesë e stërvitjeve me Seulin

admin

Hungaria ‘tërbon’ BE teksa liron mijëra të dënuar të huaj me kusht largimin nga vendi (fotot)

admin

Leave a Comment