SPORT

Superliga e Evropës “rikthehet” me version të ri

Me vendimin e fundit kundër UEFA-s, klubet iniciuese për krijimin e Superligës Evropiane po riorganizohen për të paraqitur një projekt më ambicioz dhe që të miratohet nga të gjithë.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e garës së re dhe raportohet se kanë kontaktuar më shumë se 50 klube që të bëhen pjesë e kësaj lige kontinentale.

Një version i ri është ngritur, në të cilin do të bëjë pjesë 60 deri në 80 klube, me jo të njëjtit pjesëtarë dhe me një minimum prej 14 ndeshjesh për skuadër në sezon dhe gjithashtu disa divizione.

Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo Superligë, sepse ende nuk dihet nëse klubet e propozuara kanë pranuar ose jo të jenë pjesë e këtij formati.

Kësaj here UEFA nuk mund të bëhet pengesë, pasi e pengon vendimi i gjykatës. Gjithsesi, organizmi i futbollit evropian po përdor disa krerë federatash, ku spanjolli Javier Tebas pohoi sërish se do të bëjë të pamundurën që klubet e La Liga-s të mos jenë pjesë e Superligës Evropiane.

Banner

Related posts

Rrahmani flet pas golit të shënuar

admin

PSG piketon objektivin e madh

admin

Njihuni me arbitrin që do të vendosë drejtësi në BATE Borisov – Partizani

admin

Leave a Comment