SHOWBIZ

Leopardi sulmon gjykatën, lë tre të plagosur para se të mbyllej sërish në kafaz nga zyrtarët pyjorë (fotot)

Një leopard raportohet se ka hyrë në një sallë gjyqi ku ka sulmuar disa njerëz dhe ka lënë të paktën tre të plagosur në Indi.

Kafsha e egër bastisi gjykatën e rajonit Ghaziabad në veri të Indisë, ku tre njerëz u detyruan të dërgoheshin në spital.

Policia u vu në alarm pas incidentit dhe zyrtarë të botës së egër arritën ta fusin në kafaz predatorin.

Në video të regjistruara në vendngjarje njerëzit shihen që largohen të tmerruar nga leopardi gjigant që nuk dihet sesi kishte depërtuar në gjykatë.

Sulmi i leopardit vjen disa ditë pasi një djalë 11-vjeçar u sulmua për vdekje nag një tjetër leopard në qytezën indiane të Mysore.

Kafsha më pas ishte kapur nga zyrtarët e botës së egër në fshatin Horalahalli.

Prej tetorit 2022 kanë ndodhur katër sulme të leopardëve ndaj njerëzve në Indi me të paktën ter viktima.