SPORT

Komisioni i Garave nuk e regjistron rezultatin e ndeshjes Feronikeli ’74 – Trepça ‘89

Banner

Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ka regjistruar të gjitha rezultatet e ndeshjeve të 1/8 së finales të Kupës së Kosovës, me përjashtim të asaj ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Trepçës ’89.

Në njoftimin e lëshuar të mërkurën në sajtin zyrtar të FFK-së, ka bërë të ditur se rezultati i duelit mes Feronikelit ’74 dhe Trepçës ’89, do të regjistrohet pas kompletimit të lëndës.

“Regjistrohen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, me rezultatet e arritura në fushë me përjashtim të ndeshjes Feronikeli ’74 -Trepçës’89, e cila do të regjistrohet pas kompletimit të lëndës”, thuhet në vendimin e Komisionit të Garave.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, të cilën e fitoi Feronikeli ’74 (1:0), skuadra nga Mitrovica ka bërë ankesë.

Në ankesën e paraqitur, 89-shi ka kërkuar nga Komisioni i Garave që mos ta regjistrojë ndeshjen e luajtur në Drenas, pasi në protokollin zyrtar të prezantuar nga Feronikeli ’74, janë aktivizuar lojtarë që nuk kanë qenë të regjistruar konform rregullores për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve.

Bazuar në këtë ankesë, 89-shi ka kërkuar fitoren me rezultat zyrtar dhe avancimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Banner

Related posts

Djalit sirian që shpëtoi nga tërmeti, iu plotësua ëndrra

admin

Sulmuesi dardan për herë të pestë në formacionin e javës në Slloveni

admin

Kombëtarja mbyll përgatitjet për duelin vendimtar me Poloninë në “Air Albania”, situata në kampin kuqezi

admin

Leave a Comment