SPORT

Sot prezantohet trajneri i ri i Kosovës në basketboll

Banner

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të bëhet sot me selektor të ri.

Federata e Basketbollit të Kosovës do ta mbajë një konferencë për shtyp pas pak orësh, ku edhe do ta prezantojë përzgjedhësin e ri të “Dardanëve”.

Prej orës 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”, shtëpia e basketbollit do të prezantohet nga kryetari Arben Fetahu, i cili do ta nënshkruajë kontratën me trajnerin e ri, për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.

Selektor i ri i Kosovës pritet të jetë trajneri aktual i Pejës, Rami Hadar.

Izraeliti do t’i udhëheq “Dardanët” në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku Kosova është në një grup me Zvicrën dhe me Danimarkën.

Me trajnerin e ri, Verdhekaltrit synojnë të shkojnë në fazën tjetër parakualifikuese dhe ta ngrisin nivelin e paraqitjeve, i cili ka pasur rënie në vitet e fundit.

/BotaSot/

Related posts

Mbappe duhet ta plotësojë një kusht për t’u transferuar falas te Reali

admin

Miami fiton prapë ndaj Bostonit, i afrohet finales së madhe të NBA-së

admin

Skandaloze, thyhet dera e teshatores së vashave të Ferizajt

admin

Leave a Comment