AKTUALE

Kovaçevski – Dion: Mbështetje nga Kanada dhe pritshmëri që RMV të mbajë drejtimin në të cilin po zhvillohet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Stefan Dion, deputet special i Kryeministrit të Kanadasë, Xhastin Trudo, për Bashkimin Evropian dhe ambasador i Kanadasë në Francë dhe Monako.

Në takim u shpreh mbështetje e qartë për drejtimin në të cilin po zhvillohet vendi ynë dhe pritshmëri se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me hapat e mëtutjeshëm në integrimet evropiane, pas anëtarësimit në NATO.

U përshëndetën politikat e qarta dhe të prera të Kryeministrit Kovaçevski dhe të Qeverisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, si dhe dialogun e zbatueshëm në shtet dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore, përmes të cilit arrihet zgjidhje.
U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për Bashkimin Evropian si shembull i një shteti parimor demokratik, i cili zbaton politika dhe vlera evropiane, progresive dhe se pikërisht për këtë meriton të jetë pjesë e Unionit.

Në të njëjtën kohë, u përcoll mbështetje e fortë nga Kryeministri Trudo dhe nga Kanadaja për përparimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane. Është vërtetuar gjithashtu se i gjithë Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe se është e një rëndësie strategjike si për rajonin, ashtu edhe për Unionin, të vazhdojë zgjerimi, me integrim të plotë.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Kanadanë, të bazuara në miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë, si dhe për mbështetjen e madhe që ka vendi ynë, nga Kanadaja dhe konkretisht nga Kryeministri Trudo, në të gjitha proceset e rëndësishme për përparimin demokratik.

Kjo miqësi mes dy vendeve, siç tha Kryeministri Kovaçevski, ka rrënjë të thella, duke pasur parasysh se komuniteti i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në Kanada është i ngulitur në zhvillimin e Kanadasë dhe jep një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe.

“Kanadaja është një vend i tolerancës, njohjes së diversitetit dhe respektit për të gjithë njerëzit, gjë që na bën edhe më të afërt si vende, edhe pse jemi gjeografikisht të largët. Një falënderim i madh për Kanadanë dhe Kryeministrin Trudeau për të gjithë mbështetjen për të mirën dhe të ardhmen e mirë të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha kryeministri Kovacevski.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski ka bërë të ditur se në vend po krijohet një koalicion evropian, i cili duhet të sigurojë rrugën evropiane, sepse opsioni tjetër është nacionalizmi radikal, për interesa personale apo të tjera, që nuk është interes kombëtar i shtetit dhe ka pasoja të dëmshme në korniza më të gjera.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski tha se Qeveria vazhdon me politika konstruktive dhe me mbrojtjen e qartë të përcaktimeve identitare. Në të njëjtën kohë po zgjidhen edhe sfidat aktuale të shkaktuara nga kriza ekonomike dhe energjetike. Ai po ashtu shprehu pritjen që opinion politik dhe shoqëror në vend të përmbushë përgjegjësinë e tij kur është fjala për realizimin e qëllimit evropian në interes të cilësisë së jetës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

15 vjetori i Pavarësisë/ Ahmeti: Dikur ëndërronim Kosovën shtet, tashmë është realitet

admin

Nikollë Camaj:Kur mashtruesi pretendon të paraqitet si shpetimtar!

admin

Durmishi: Me ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore ulet kostoja e jetesës së qytetarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment