SHQIPËRI

Xhaçka: Nuk ka informacion për shqiptarë në zonat e tërmetit në Turqi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se deri më tani nuk ka informacion se ka shqiptarë në zonat e tërmetit në Turqi.

“Sot që flasim nuk ka informacion për qytetarë shqiptarë që të kenë qenë pjesë apo janë rezidentë të këtyre zonave apo të kenë humbur kontaktet. Kemi informacion se janë 10 familje me origjinë shqiptare, të parët janë vendosur 100 vjet para, jo me nënshtetësi shqiptare  por me origjinë të cilët janë në kontakt me të afërmit e tyre paçka se e kishin humbur në momentet e para”, tha Xhaçka.

Turqia po përballet me një prej katastrofave më të mëdha natyrore të ndodhura ndonjëherë.  Mbi 11 mijë persona është bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, pas tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit.

Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja. Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit. Por, përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme. Në qytetin sirian të Xhindajrisit, një foshnje e sapolindur u nxor nga rrënojat.

Disa prej dëmeve më të mëdha janë regjistruar në provincën turke të Gaziantepit, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe janë bllokuar rrugët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit. Personat që i kanë mbijetuar tërmetit, shumica prej të cilëve nuk kanë këpucë e as rroba të ngrohta, po përballen me mbijetesë në temperatura të ulëta.

Në Siri, operacionet e shpëtimit janë ndërlikuar për shkak se sistemi i kujdesit shëndetësor dhe infrastruktura është shkatërruar nga lufta civile që po zgjat prej 12 vitesh. Dhjetëra shtete në mbarë botën kanë ofruar ndihmë emergjente humanitare, përfshirë dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe furnizime të tjera të ndihmës.


Top Channel

Related posts

VIDEO/ Me armë në krah vadit kanabisin, pamje nga parcela në Malësinë e Madhe

admin

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën e riu shqiptar

admin

Përvjetori i luftës në Ukrainë, Erion Veliaj fton qytetarët në manifestim: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

admin

Leave a Comment