BOTA

Rritet numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Shpëtuesit po kërkojnë me dëshpërim për të mbijetuar në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore pas dy tërmeteve të mëdha të hënën.

Më shumë se 8,700 janë konfirmuar të vdekur deri më tani në Siri dhe Turqi dhe ka paralajmërime se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të jetë në rritje, raporton BBC.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 6,234, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.

Është e vështirë të verifikohet numri në Siri, por mediat e saj shtetërore thonë se rreth 2,500 njerëz janë vrarë.

Përpjekjet e kërkimit kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme e cila ka qenë natë e ftohtë për shpëtuesit që të gjejnë të mbijetuar nën rrënoja.

Pamje dramatike kanë dalë nga një familje prej gjashtë vetësh që janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat në qytetin sirian Idlib.

Disa ndihma ndërkombëtare po arrijnë në Siri, por aksesi është i kufizuar për shkak të rrugëve të dëmtuara.

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 ballë goditi pranë Gaziantepit në orët e para të së hënës, pasuar nga një dridhje me magnitudë 7.5.

Related posts

Evropa arrin pikun e të nxehtit! Në Itali temperaturat deri në 48 gradë celsius

admin

Seancë dëgjimore në Senatin amerikan për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe për Ballkanin Perëndimor

admin

Britania do të dërgojë në Ukrainë municione me vlerë mbi 286 milionë euro

Gjyla Halili

Leave a Comment