SPORT

Uzuni po kalon periudhë të shkëlqyeshme, kjo është vlera e kartonit të tij

Banner

Myrto Uzuni është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme me Granadan në La Liga 2.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi një gol në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Villarreal B në udhëtim, ndërsa shkon në kuotën e 15 golave në total duke udhëhequr renditjen e golashënuesve në La Liga 2.

Së fundi, duke folur për emisionin “Analizë Kuq e Zi”, Uzuni sqaroi një detaj të rëndësishëm në kontratën e tij.

“Edhe në afatin kalimtar të janarit ka pasur interesim nga Premier League dhe La Liga, por nuk dua të nxitohem dhe të bëj gabim”, është shprehur sulmuesi shqiptar.

“Tani kam një klauzolë 14 milionë euro, ndërsa në La Liga shkon në 28 milionë euro. Ka edhe shumë ndeshje, nuk jam i lumtur asnjëherë me veten. Ka kohë deri në verë, tani rinovova me Granadan”, ka shtuar Uzuni.

Banner

Related posts

Berisha mbetet në Serie A

admin

Gola e asistime, futbollistët e Shqipërisë shkëlqyen në fundjavë

admin

​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

admin

Leave a Comment