SPORT

Messi flet për pjesëmarrjen në Botërorin e vitit 2026

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën argjentinase ‘Ole’ ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij duke përmendur gjëra shumë të rëndësishme.

Mbi të gjitha, ai ka hedhur dyshime nëse do të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror të vitit 2026 duke thënë se për moshën që ka, ai duket mjaftë larg.

“Nuk e di, kam thënë gjithmonë që për shkak të moshës më duket se e kam shumë të vështirë ta mbërrijë. Më pëlqen të luaj futboll, e dua atë që bëj dhe për sa kohë që jam mirë dhe ndihem në formë dhe vazhdoj ta shijoj atë, do ta bëj. Por duket se ka shumë deri në Botërorin e ardhshëm”, ka thënë Messi.

Banner

Related posts

Luiza Gega nuk i vendos vetes limite, rekord absolut me tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik

admin

Interi hakmerret për Lukakun! – Kreu

admin

Klopp flet me superlativa për sulmuesin portugez

admin

Leave a Comment