SHOWBIZ

Nuk ka më dyshime për ndarje, Fero dhe Arbenita Ismajli shfaqen shumë të lumtur së bashku!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit.

Arbenita dhe Fero janë prindë të një vajze të vogël me emrin Nina.

Para pak kohësh aludohej për një ndarje mes Arbenitës dhe Feros. Dyshime nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe ndoshta çifti mund t’i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.

E të gjithë menduan se shkaktari i gjithë kësaj ishte futbollisti i njohur, Neymar, pasi Arbenita postoi një video të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar dhe i ka nisur një emoji me syzemra e mesa duket kjo mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.

Së fundmi Fero dhe Arbenita kanë treguar se janë bashkë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Vetëm pak më parë, Fero ka postuar disa foto me Arbenitën në ‘Instastory’, duke i dhënë fund një herë e mirë të gjitha thashethemeve dhe duke treguar se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin, ku dhe shkruan: “Do të të dua gjithmonë / Momente me të.”


Top Channel

Banner

Related posts

Foto/ Morena Taraku më joshëse se kurrë në Dubai, ekspozon format e saj bombastike

admin

Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, çfarë duhet të keni kujdes

admin

Flor Binaj flet për “Skanderbeg”, një film i animuar 3D me hero shqiptar

admin

Leave a Comment