SPORT

Demiral e vë në ankand fanellën e Ronaldos për qëllim humanitar (FOTO)

Një fanellë me autograf të Cristiano Ronaldos nga koleksioni personal i mbrojtësit turk të Atalantas, Merih Demiral do të dalë në ankand për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Një tërmet i fuqishëm të hënën shembi ndërtesa dhe vrau mijëra njerëz në qytete të ndryshme të Turqisë.

Demiral tha se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia natyrore.

Ai ka vendosur që nga koleksioni i tij personal i veshjeve përfshirë një fanellë të nënshkruar nga Ronaldo nga koha kur ylli portugez luante në Juventus, do ta nxjerrë në ankand me leje të sulmuesit të Al-Nassr.

Banner

Related posts

Kalulu i gatshëm për përballjen me Napolin

admin

Guardiola zbulon emrat e nëntë skuadrave që duan ta përjashtojnë Manchester Cityn

admin

Neymar zgjedh dy futbollistët e rinj më të mirë

admin

Leave a Comment