SHOWBIZ

Fjolla Morina planifikon të martohet me të dashurin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë shumë e përfolur në media gjatë këtij viti.

Ajo bëri titujt me deklarime dhe akuzat e forta në rrjetet sociale, ku më vonë u raportua se për gjendjen e saj të rënduar emocionale, u trajtua në QKUK.

Por mesa duket pas gjithë dramës së krijuar në jetën e saj, Fjolla më në fund ka gjetur qetësinë në krahët e një mashkulli.

Emisioni Prive ka raportuar se çiftit po i shkon shumë mirë marrëdhënia me njëri-tjetrin dhe se tashmë në planet e tyre është edhe martesa.

Ajo çfarë ka shtuar dyshimet është një fotografi e çiftit, ku në prapavijë shihen balonat me mbishkrimin “Bride to be (nuse e ardhshme)”.

Fjolla përndryshe ka qenë e martuar më parë me sipërmarrësin nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, Fisnik Syla.

Nga dy lidhjet e mëparshme jashtëmartesore, Morina ka dy vajza.

Banner

Related posts

Sot kurorëzohet mbreti Charles III, Britania në festë

admin

Diabeti ndikon në osteoporozë, zbuloni simptomat

admin

Qytetet me numrin më të madh të miliarderëve

admin

Leave a Comment