AKTUALE

Shoqatat shqiptare të Michiganit unik për “Forumin Shqiptar”, bashkimi bën fuqinë!

Në ALB TVUSA, televizion i shqiptarëve të Amerikës, zhvilloi bisedë me Kryetarët e Shoqatave të Malësisë në Michigan për Zgjedhjet në Mal të Zi. Të ftuar ishin Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”, me përfaqësues z. Nrek Gjolaj, Shoqata “Koja”, me përfaqësues z. Marash Nucullaj, Fondi Humanitar “Rapsha”, përfaqësues z. Lindon Lajçaj dhe Shoqata “Jehona e Malësisë”, me përfaqësues z. Vilson Sinishtaj.

Si asnjë herë më parë, zgjedhjet lokale nuk kanë zgjuar më shumë interesim se këto të 5 Marsit.

Zgjedhjet e 5 Marsit kanë marrë kuptim “të jesh o të mos jesh”, sepse, qeverisja e shkëlqyer e shqipëtarëve në krye me kryetarin aktual,Nik Gjeloshaj ka dëshmuar fuqinë e lidershipit, ngritjes së mirëqenies dhe shpresën për të qëndruar shqiptarët në Malësi.

Qeverisja e Tuzit nga partitë shqiptare, nga qeveria qendrore sot shihet si rrezik që zgjojn ndjenjat atdhetare të shqiptarëve kudo jetojnë ata në Mal të Zi, e në diasporë.

Për këtë unitet dhe rezistencë ndaj rrezikut, shquhet mërgata e Malësisë në Amerikë. Për këtë, shoqatat atdhetare në Amerikë, janë bashkur nën emrin “Forumi Shqiptar”, ashtu sikur në atdhe që i përfaqëson “Forumi Shqiptar”.

Në tubimin e fundit të shoqatave dhe organizatave atdhetare, kulturore e humanitare në Michigan, diskutuan për këtë unitet që duhet të përcillet në Malësi, me mesazhin se Bashkimi bën fuqinë.

Pas një prezantimi hyrës, z. Floqi e pyeti z. Gjolaj rreth zgjedhjeve në Malësi. Z. Gjolaj theksoi se “neve këtu na bashkon Malësia jonë, vendlindja jonë e dashtun, dhe nevojat e saj. Të gjitha shoqatat e Malësisë jemi ba bashkë, për ti përkrah vëllezërit dhe motrat tona në vendlindje.

Në fjalën hyrëse, aktivisti e atdhetari i shquar Marash Nucullaj, nga Shoqata “Koja”, theksoi se falënderon drejtuesit e televizionit për kujdesin që shfaqin për Malësinë, dhe vijoi se do të vazhdojë përkrahja për Malësinë me të gjitha mundësitë.

Ndërsa z. Lajçaj nga Shoqata “Rapsha” theksoi se është i nderuar të jetë së bashku me shoqatat tjera për Malësinë.

Z. Floqi theksoi se “Jehona e Malësisë”, bën shumë jehonë, deklaratën e fuqishme të kësaj shoqate atdhetare për zgjedhjet më 5 Mars në Malësi dhe i uroi mirëseardhje z. Vilson Sinishtaj, i cili theksoi bashkimi i të gjitha shoqatave shqiptare, për të mirën e Malësisë është e domosdoshme, bashkimi është tepër i rëndësishëm për Malësinë.

Të gjithë e duam bashkimin dhe faktorët relevantë shqiptarë, në Malësi janë bashkuar, jo të gjithë, por, më të rëndësishmit po, theksoi z. Sinishtaj.

Z. Nucullaj potencoi se janë bashkuar me Deklaratë, në përkrahje të Malësisë, si shoqata nuk jemi të lidhur me ndonjë individ, që ne të përkrahim një parti apo një person.

Ai vlerësoi lartë punën e një mandati të z. Gjeloshaj, dhe ftoi të gjithë malësorët të votojnë për “Forumin Shqiptar”. Po ashtu ceku ndryshimet e mëdha në buxhet në komunën e Tuzit, nga 2 milion euro, në tetë milion euro dhe gjykoi qeverisjen 30 vjeçare të DPS-it që fare nuk ka investuar në Tuz si dhe arritjet tjera të mandatit 4 vjeçar të Gjeloshajt në krye të komunës, përkrahja nga diaspora për fushat e ndryshme si studentët, sportin, etj.

Z. Nrek Gjolaj, theksoi rëndësinë e përdorimit të gjuhës shqipe në Tuz, ndërsa z. Sinishtaj, vuri në dukje rëndësinë e fitores para 4 vjetëve, duke atakuar planet ogurzeza të qeverisjeve të mëhershme, zbrazjen e Malësisë nga banorët.

“Për herë të parë, Malësia ka rritje të popullsisë në këto katër vite, nga 2019 deri 2023”, theksoi Vilson Sinishtaj, si arritja më e madhe e një mandati katërvjeçar.

Malësia është në rrugë të shpëtimit, theksoi ai, duke ftuar qytetarët të votojnë dhe të ruajnë votën sepse ajo siguron mbetjen në Malësi, de shtoi se për fat të keq, Plava e Gucia më nuk e kanë shumicën shqiptare.

Z. Lindon Lajçaj e vlerësoi si të keqe gjendjen para 4 viteve, tashmë, ka përparim dhe po zhvillohet dhe ceku se premtimet janë realizuar, madje më shumë se sa është premtuar.

Z. Marash Nucullaj vlerësoi se diaspora ka obligim ndaj vendlindjes, më lehtë është të shkohet në dasmë se sa të bësh dasmë, ne nga diaspora shkojmë në dasmë. Malësia nuk guxon të bie në duar të huaja, dhe ftoi qe të gjithë malësorët të votojnë për shqiptarët, sepse, ruhet etnia e vlerat shqiptare dhe ftoi të gjithë për organizim sa më dinjitoz për fitoren e 5 marsit dhe të bëhet festa më 6 mars.

Politika e huaj ka rrezikuar Tuzin dhe banorët e saj, katandinë që ia ka sjell komunizmi dhe uzurpimet nga Mali i Zi, rreziku nga politika e vitit 2023, theksoi mes tjerash z. Sinishtaj dhe shtoi se ka rritje për 600 qytetarë të rinj, janë hapë vende të reja pune, fabrika dhe perspektivë për Malësinë.

Komuna e Tuzit flet shqip, punon shqip, dhe diaspora duhet të shkojë në mënyrë masovike për zgjedhje, edhe nëse nuk janë në listë, që ne të numërohemi, rreth 30 mijë jemi jashtë e brenda jemi vetëm 10 mijë, e dimë shtëpinë tonë dhe nuk heqim dorë nga Malësia, ceku Vilson Sinishtaj.

Bijtë e bijat e atij vendi, o sot o kurrë të shkojnë dhe të jenë prezent dhe në përkrahje të Forumit Shqiptar, Bashkimit Shqiptar, theksoi Lindon Lajçaj.

Debati pastaj u zhvillua në drejtim të politikës, partive politike, grupimeve dhe çështjet e lidhura me partitë politike në Malësi.

Z. Vilson Sinishtaj situatën e sheh të ndarë në dy blloqe, atë të viteve ’90 dhe grupi i vitit 2019, uzurpimin e hapësirës politike nga DPS-i dhe shfaqi brengën për UDSh pse i është bashkuar DPS-it, dallimet janë të mëdha, theksoi ai.

Ne kemi një listë shqiptare dhe ne kemi të drejtë të kemi listën tonë, potencoi Sinishtaj, duke cekur se është blloku shqiptar dhe blloku joshqiptar. Forumi shqiptar është adresa e shqiptarëve.

Divergjencat fetare nuk kanë perspektivë dhe nuk janë në dobi të Malësisë. Kemi një gjak, jemi katolik e mysliman, vëllezër, të gjithë jemi shqiptarë, malësorë. Të gjitha shqiptarët malësor janë për Forumin Shqiptar, theksoi Nrek Gjolaj.

Përçarja më nuk ecë në Malësi, theksoi Gjolaj, duke goditur mashtrimet në politikë, duke punuar për t’iu bashkuar Forumit, të gjithë ta dinë çfarë të bëjnë me 5 mars, të gjithë ata që kanë të drejtë të votojnë, të sigurohen bileta, përkrahje për secilin votues që do të shkojë në Malësi për votim, jo vetëm në Michgan por edhe në Kaliforni e kudo jetojnë ata në Amerikë.

Mbi 300 punëtorë janë punësuar me profesion, fabrika e vende pune, në Malësi ashtu siç është, ne duhet të punojmë për Malësinë, theksoi Marash Nucullaj dhe shprehu besimin se do të ketë përkrahje të plotë Forumi Shqiptar.

Çështja e dokumentacionit, z. Sinishtaj ceku se ka lista votuese dhe askush nuk ka të drejtë tua mohojë të drejtën e votimit.

Çfarëdo dokumenti, vlen, edhe i skaduar. Vendlindja jote është e garantuar, andaj të gjithë duhet të votojnë, ceku Sinishtaj, dhe pritet të jenë 12 deri 13 mijë votues. Votimi është mbi politikën, ceku ai. Nuk njoh dikë që nuk shkon për votim, theksoi Sinishtaj, me mijëra pritet të shkojnë për votim.

Rinia është e shkolluar, Forumi Shqiptar ka përkrahje të plotë, nuk do të lejojmë përçarje ndër malësor, ceku Nrek Gjolaj.

Gazetari Floqi pyeti se a mund të bëhen më shumë investime në Malësi, përgjigja ishte po. Ka më shumë se 1200 të punësuar. Kurrë më mirë nuk ka qenë Malësia potencoi Lajçaj. Kur është mirë Malësia, jemi mirë edhe ne. E kemi me borxh ta ndihmojmë Malësinë dhe kudo e kërkon kombi, duhet t’i dalim zot trollit e Malësisë.

Z. Nucullaj theksoi se gurë-gurë bëhet mur. Malësia duhet të jetë më e fortë se kudo qoftë. Bashkimi ynë, na mundësohet se malësia është e bashkuar. Atje janë bashkuar, ne po ashtu jemi të bashkuar. Të gjithë jemi bashkë. Jo përçarjes, kushdo që është jashtë Forumit Shqiptar, është gabim dhe ftoi qytetarët të mos ikin nga e vërteta, për Forumin Shqiptar, si shqiptarë e si malësorë.

Më të mirët për Malësinë janë Forumi Shqiptar, dhe ftoj të gjithë ata që janë jashtë forumit, të mos gabojnë. Forumi Shqiptar është e vërteta, ceku z. Nucullaj dhe shtoi se na duhet të fitojmë më 5 mars, pas fitores, do të bëjmë ankesa e kërkesa.

Në debat u përmend e arritura që për herë të parë nga Malësia ftohet në Mëngjesin e Lutjeve të kryetarit Nik Gjeloshaj.

Blloku shqiptar dhe blloku joshqiptar, me përkrahjen që kryetari Gjeloshaj ka marrë mirënjohje të madhe për praninë në Mëngjesin e Lutjeve, takime me kongresmenë e senatorë, me rezultate, si forcë parimore politike, tha në diskutimin e tij, z. Vilson Sinishtaj dhe shtoi rëndësinë e përvojës, mungesën e saj nga shqiptarët sepse nuk kishin rast nga ish pushteti. Malësia ka përparuar në të gjitha anët, tha ai.

Po ashtu, u vlerësua lart profili i kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe u bë ftesë për të gjithë malësorët me të drejtë vote, me dokumente të rregullta e me ato të skaduara, të jenë të pranishëm më 5 mars në Tuz për votime, si obligim atdhetar, obligim familjar dhe të nderit të malësorëve.

Z. Marash Nucullaj kërkoi unitet në mes të malësorëve, njëzëri, për “Forumin Shqiptar”, për fitoren e madhe në Malësi. Ma mirë se me qenë Zot shtëpie në shtëpinë tënde, nuk ka, theksoi ai dhe tregoi për zhvillimet pozitive në Malësi.

Ne plotësojmë dashurinë e malësorëve, të mos lejojmë të kthehemi në pozitën para 2019, është bërë punë e jashtëzakonshme, u ndal emigrimi. Interesi i shtetit është ikja e shqiptarëve, theksoi Sinishtaj.
Z. Lindon Lajçaj ftoi po ashtu malësorët për të shkuar në votime, të përkrahet Forumi Shqiptar, me votua dhe ftoi që masivisht të shkohet në votime.

Platforma Forumi Shqiptar, te diaspora, mund të regjistrohen për votim, u tha në takim. Pritet një mijë malësor nga Michigani do të shkojnë për votime më 5 Mars. Rritja e votave, së paku me 10% shënon fitore. Kemi motivim dhe nuk do të kursejmë asgja për fitore, më 5 mars, në ditën e Marsit të Epopesë së Jashrajve theksoi z. Vilson Sinishtaj.

Është koha të votohet shqip, është koha të votohet kuq e zi, e përfundoi debatin gazetari Rafael Floqi me katër prijësit e katër shoqatave shqiptare në Michigan.

Related posts

Sa ka shpenzuar Kosova në mirëqenie sociale?

admin

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së, Isuf Ceka nga Tetova

admin

Krerët e shtetit homazhe në Prekaz: Jasharët personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia jonë

Gjyla Halili

Leave a Comment