SPORT

Roma dhe gjiganti nga Turqia afër marrëveshjes për Zaniolon

Banner

Roma dhe Galatasaray janë shumë afër një marrëveshjeje për transferimin e Nicolo Zaniolos në Superligën e Turqisë.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, reprezentuesi italian do të udhëtojë të martën drejt Turqisë për të kompletuar këtë lëvizje.

Zaniolo me Galatasarayn kishte arritur marrëveshje personale dy ditë më parë.

Klubi turk besohet se do të paguajë 25 milionë euro, përfshirë edhe bonuset, për transferimin e 23-vjeçarit.

Sipas Romanos, në kontratën e Zaniolos me Galatasarayn do të vendoset një klauzolë lirimi rreth 35 milionë euro, që do të vlejë vetëm për klubet nga Italia.

Banner

Related posts

Bayern fiton ndaj Stuttgartit – SHQIP.com

admin

Modelja e “OnlyFans” zbulon kërkesën që i bëri Neymar

admin

Newcastle pranë objektivit të Milan

admin

Leave a Comment