AKTUALE

Biden dhe Zelensky premtojnë ndihmë për Turqinë e Sirinë

Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi, duke shtuar se është thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve atje.

Ai gjithashtu u zotua të ofrojë ndihmë për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu ka shprehur ngushëllime për presidentin e Turqisë dhe për familjet e viktimave, shkruan BBC.

Në një postim në Twitter, ai shtoi se Ukraina ishte e gatshme të ofrojë ndihmë “për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”.

Banner

Related posts

REL: Engjujt e BDI-së nuk besojnë në hetimet vendore

admin

BDI: Përkrahja e SHBA-ve është kruciale për suksesin e rrugëtimit tonë europian

admin

Presidenti Pendarovski për vizitë në Paris me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Aco Shopovit

admin

Leave a Comment