AKTUALE

Tërmeti në Turqi, Ahmeti: Ndaj dhimbjen e thellë me popullin turk

Banner

Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar qindra të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur.

Për këtë lajm ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e thellë me popullin turk dhe autoritetet atje.

“Ndaj dhimbjen e thellë me popullin turk dhe autoritetet atje pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin Kahramanmaras. Ngushëllime të gjithë familjeve që humbën të afërmit në këtë katastrofë natyrore dhe lutemi për shërim të shpejtë për gjithë të lënduarit. Solidarizohemi sot me ekipet e shpëtimit dhe gjithë Turqinë!”, ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Camaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po bëjnë histori!

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Ulqini zgjodhi “artin“, jo identitetin

Gjyla Halili

Zjarret në Fier e Vlorë, ndërhyrje me helikopter nga ajri, 42 trupa dhe 13 mjete në luftë me flakët

admin

Leave a Comment