AKTUALE

Nënkryetari Gjon Gjolaj përfaqësoi Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan në festimet e 28 Nëntorit në Dallas të Teksasit

Nënkryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, Gjon Gjolaj, mori pjesë në festën e organizuar me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Teksas.

Me këtë rast, Gjolaj shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin Visar Visoka, bordin drejtues dhe gjithë komunitetin shqiptar në Teksas për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e ngrohtë. Një falënderim të veçantë ai adresoi edhe për nënkryetarin Bekim Ademi.

Gjatë këtij aktiviteti, Gjon Gjolaj u takua edhe me veprimtarin e njohur Bruno Ceka, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite në mbështetjen e shkollës shqipe dhe në afrimin e bizneseve shqiptare në Teksas dhe më gjerë.

Një moment i veçantë i kësaj feste ishte edhe nderimi me mirënjohje i Marash Nucullajt, bashkëvendës dhe mik i Gjon Gjolajt, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.

Në mesazhin e tij, Gjolaj vlerësoi punën dhe angazhimin e komunitetit shqiptar në Dallas, duke theksuar se përvoja dhe organizimi i këtij komuniteti përbëjnë një shembull të mirë për shoqatat shqiptare të diasporës.

28 Nëntori mbetet simbol i bashkimit, krenarisë dhe identitetit kombëtar, ndërsa organizime të tilla dëshmojnë se shqiptarët, kudo që jetojnë, vazhdojnë të ruajnë lidhjet me atdheun dhe të kontribuojnë për çështjen kombëtare.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Dallas, Texas | Një shembull i bashkimit shqiptar! 🇦🇱

Ishte nder të përfaqësoja Shoqatën Atdhetare Malësia e Madhe në Michigan në festën e 28 Nëntorit, të organizuar nga Komuniteti Shqiptaro Amerikan në Teksas.

Falënderoj përzemërsisht kryetarin Visar Visoka, bordin drejtues dhe mbarë komunitetin për organizimin e shkëlqyer. Një falënderim i veçantë për nënkryetarin Bekim Ademi për mikpritjen atë mbrëmje.

Kënaqësi me u taku me mikun Bruno Ceka, një veprimtar i shquar që ka dhanë shumë për shkollën shqipe dhe për afrimin e bizneseve shqiptare në Teksas e ma gjerë. Respekt për ty, Bruno, dhe për krejt ata që kanë punu krah teje ndër vite!

U gëzova shumë që komuniteti shqiptar në Teksas nderoi me mirënjohje mikun dhe bashkëvendësin tim, Marash Nucullaj, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.

Nga puna që ka ba komuniteti shqiptar në Dallas, kemi çka me mësu të gjithë ne që punojmë në shoqatat shqiptare të diasporës.

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! 🇦🇱

Banner

Related posts

Promovihet libri “Femicidi – Gruaja ndërmjet pabarazisë zakonore dhe civilizimit të vdekjes” i autorit Anton K. Berishaj

Gjyla Halili

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Gjyla Halili

Deputetja e BDI-së, znj. Ajdari në Bruksel: Diskutuam për perspektivat financiare të vendit tonë

Gjyla Halili