AKTUALE

Promovihet libri “Femicidi – Gruaja ndërmjet pabarazisë zakonore dhe civilizimit të vdekjes” i autorit Anton K. Berishaj

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), është promovuar sot libri “Femicidi – Gruaja ndërmjet pabarazisë zakonore dhe civilizimit të vdekjes” i akademikut Anton Kolë Berishaj.

Libri është botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), ku Berishaj është anëtar që nga viti 2012

Drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, veprën më të re të Berishajt e cilëson si thirrje për ndërgjegjësim dhe përballje ndaj femicidit.

Libri më i ri i profesor Anton Kolë Berishajt “Femicidi – Gruaja ndërmjet pabarazisë zakonore dhe civilizimit të vdekjes” është një reflektim i thellë mbi rrënjët kulturore dhe shoqërore të dhunës ndaj grave.

Duke e trajtuar femicidin si pasojë të një mendësie patriarkale të ngulitur në traditë, profesor Berishaj na fton të rimendojmë marrëdhënien tonë me nderin, trupin dhe jetën e grave.

Një thirrje për ndërgjegjësim dhe përballje me të pathënat e shoqërisë.

Në këtë vepër, profesor Berishaj i qaset fenomenit të femicidit jo vetëm si një akt kriminal, por si një manifestim i një kulture patriarkale që është ngulitur thellë në strukturat sociale dhe kulturore.”, shkruan Halimi.

Banner

Related posts

Nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari Ansambli Shtetëror shfaqi koncertin solemn të radhës me rastin e jubileut „10 vjet krenari“

admin

Mot me diell, temperaturat deri në 16 gradë

Gjyla Halili

Macron: Armëpushimi në Ukrainë mund të arrihet në javët e ardhshme

Gjyla Halili