AKTUALE

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Igor Jug, një nga të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, shkruajën mediat në gjuhën maqedonase.
Jug vuante një dënim me 12 vjet burg, por ishte në ndërprerje për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai kaloi tetë vjet të jetës së tij pas hekurave
Gjatë periudhës së fundit, Jug kërkonte vazhdimisht rihapjen e procesit gjyqësor, duke pretenduar se askush nga të dënuarit për 27 prillin nuk ishte terrorist dhe se vendimet gjyqësore ishin të padrejta.
Për vdekjen e tij pritet një njoftim zyrtar dhe një qëndrim nga të afërmit dhe ekipi ligjor që ka punuar për rastin e tij.

Banner

Related posts

Lëvizja Demokratike ka themeluar Komisionin Zgjedhor Komunal të partisë në Krushevë

Gjyla Halili

Meidani në Dibër për Skenderbeun: Le ta kujtojmë duke e ndërtuar bashkimin aty ku historia ka mbjellë ndasi

Gjyla Halili

Musa Xhaferi nga Dibra: 8 Maji është referendum, populli përcakton kush do ti përfaqësoj

Gjyla Halili