AKTUALE

Deputetja e BDI-së, znj. Ajdari në Bruksel: Diskutuam për perspektivat financiare të vendit tonë

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka theksuar se është diskutuar rreth perspektivave financiare të Maqedonisë së Veriut por edhe të Ballkanit perëndimor.

Znj. Ajdari ka theksuar se ka mundësi për mekanizmat lehtësues për zbatimin e reformave dhe përmirësimin e kapaciteteve demokratike të institucioneve në vend.

Postimi i deputetes Ajdari:

Në ditën e dytë të vizitës në Bruksel për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, shkëmbyem pikëpamje mbi perspektivat financiare të vendit tonë por edhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor, rolin e Këshillit të Evropës në procesin e zgjerimit si dhe rishikimin e procesit të Dialogut Zhan Mone dhe mundësinë që i njëjti të përdoret si mekanizëm lehtësues në zbatimin e reformave dhe përmirësimin e kapaciteteve demokratike të institucioneve në vend.

Banner

Related posts

Moti i ftohtë, temperatura deri në 16 gradë

Gjyla Halili

Muharem Asani kandidat i Bdi-së për degën në Butel

admin

OVL i reagon Miskoskit për ‘shtabin e krizës’: Protesta në Shkup do të jetë paqësore

Gjyla Halili