AKTUALE

Shqiptarët në Zvicër festojnë 28 Nëntorin, në manifestim do të marrë pjesë edhe Ali Ahmeti

Sekretari për Diasporë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Shefki Sadiku, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve shqiptarë në Zvicër, veçanërisht atyre nga Kërçova, që t’i bashkohen manifestimit festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.

Përmes një ftese publike, Sadiku ka bërë të ditur se manifestimi do të mbahet këtë të shtunë, më 28 nëntor 2026, në Suhr të kantonit Aargau, ndërsa në mesin e të pranishmëve do të jetë edhe Ali Ahmeti, lideri i BDI-së dhe një nga figurat e rëndësishme të historisë së re politike shqiptare.

Në ftesën e tij, Sadiku ka theksuar rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve në këtë ditë të veçantë, e cila simbolizon identitetin, historinë dhe krenarinë kombëtare.

Manifestimi synon të bashkojë shqiptarët në një atmosferë festive, duke përcjellë mesazhin e unitetit, krenarisë kombëtare dhe ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar, pavarësisht largësisë nga vendlindja.
Manifestimi do të mbahet sipas këtij orari:

Data: E shtunë, 28 nëntor 2026
Ora: 18:00
Adresa: Turnhalleweg 1, 5034 Suhr, Aargau, Zvicër

Me moton simbolike “Një flamur, një gjuhë, një komb!”, organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët që t’i bashkohen kësaj feste në shenjë respekti për historinë, sakrificën dhe vlerat kombëtare shqiptare.

28 Nëntori, një ditë që na bashkon të gjithëve, kudo që jetojmë! 🇦🇱🇨🇭

Ja postimi plotë:

🇦🇱 Të dashur bashkatdhetarë, e në veçanti ju të dashur atdhetarë kërçovarë!

Me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, këtë të shtunë në Zvicër do të festojmë së bashku 28 Nëntorin, në praninë e Ali Ahmetit, liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një figure të rëndësishme të historisë sonë të re.

Ju ftoj të bëhemi bashkë për ta festuar këtë ditë të veçantë, që na bashkon kudo që jetojmë, me krenari për flamurin, gjuhën dhe historinë tonë.

📅 E shtunë, 28 Nëntor 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Turnhalleweg 1, 5034 Suhr, Aargau

Mirë se vini të gjithë! 🇦🇱🇨🇭

❤️🖤 Një flamur, një gjuhë, një komb!

Banner

Related posts

Zjarri i djeshëm në Ohër ka rrezikuar edhe disa shtëpi

admin

Me armë me vete? Ami dhe fëmijët ndalohen nga policia në aeroport

Gjyla Halili

Pagat e reja 900 euro në 2024, Rama: Fryt i punës së përbashkët, të çdo shqiptari që kontribuon në ekonominë e vendit

admin